Google ADS

Kumbulla: Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet

21:21 | 27 Maj 2024
D.H

Marash Kumbulla është ftuar nga Sylvinho për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Pas ftesës nga Sylvinho, Kumbulla ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Arbresh.info.

Ai ka shkruar se kjo ftesë është një ëndërr që iu bë realitet.

“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet!
Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, ka shkruar Kumbulla.

Kumbulla ka qenë njëri prej mbrojtëseve kryesorë të Shqipërisë mirëpo një lëndim fatal që pati ka bërë që ai të mos aktivizohet shumë në kombëtare.

Por një gjë është e sigurt tani më se Kumbulla do të jetë pjesë e kombëtares për finalet e Evropianit./Arbresh.info/