Në mbi 4 milionë ka mbërritur shuma që ka fituar kampioni i Kosovës, Drita, deri tash në Ligën e Konferencës.
Pas fitores ndaj Shkëndijës 1:0 të enjten në Prishtinë, “Intelektualët” janë pasuruar edhe me 400 mijë euro.
Paraprakisht Drita kishte arritur në 666 mijë euro të fituara nga një fitore dhe dy barazime më herët. Tani me fitoren e dytë vetëm ndeshjet ia kanë siguruar mbi 1 milion euro. Një barazim kalkulohet me 133 mijë euro, e fitorja me 400 mijë.
E vetëm paraqitja në Ligën e Konferencës ia kishte garantuar 3.170 milionë euro.
Pas ndeshjes me Shkëndijën, Drita ka gjasa të sigurojë edhe më shumë të hyra financiare. Do të luajë edhe me Alkmarin e Rayo Vallecanon.
E gjasat janë rritur dukshëm për kualifikim edhe në fazë më të avancuar.
Ajo është e 8-ta në tabelën me 36 ekipe në këtë garë. Tetë pozitat e para shkojnë direkt në fazën e ardhshme, e ekipet e renditura nga pozita e 9 deri në 24 do të luajnë mes vete për t’u përballur në fazën e mëvonshme me tetë të parat./koha
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...