Enis Gavazaj është operuar dhe tashmë i duhet të pushojë për pak kohë dhe më pas t’i bashkohet grupit në stërvitje.
Mesfushori u ndal në një moment të mirë dhe do t’i mungojë skuadrës në disa ndeshje të rëndësishme.
Gjithsesi korçarët kanë një organikë të zgjeruar me lojtarë dhe nuk është se do e ndjejnë shumë mungesën. 22-vjeçari do të humbasë gjashtë ndeshje, për të qenë i gatshëm me Vllazninë në fillim të nëntorit.
Ai humbet sfidën e nesërme në Kupë me Mamurrasin, për të vijuar me përballjet në kampionat me Laçin dhe Lushnjen. Në Europë humbet sfidën me Partizanin e Beogradit.
Pas asaj ndeshje pritet që mesfushori të nisë përgatitjet, por një periudhë 10 ditore do i duhet të rimarrë veten, ndaj edhe ndeshjet me Teutën e Luftëtarin në kampionat nuk besohet të jetë gati.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...