Paris Saint-Germain janë në kërkim për një trajner të ri, ndërsa njëri ndër emrat që me shumë gjasë pritet të marrë stolin e parisienëve është Zinedine Zidane.
Trajneri aktual i PSG-së, Mauricio Poochettino, pritet të largohet, ndërsa është përfolur se ai do të drejtoj skuadrën angleze, Manchester United.
“Transwer News” kanë raportuar se skuadra franceze tashmë ka filluar negociatat me Zidane, ndërsa pritet që ai të jetë në krye të skuadrës së tyre, përcjell arbresh.info.
? PSG are currently negotiating with Zinedine Zidane to become the new head coach! ???
(Source: @CanalSupporters)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 22, 2022
49-vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër që nga largimi i tij nga Real Madridi, ndërsa mediat botërore kanë raportuar se ai pritet të bëhet selektori i ri i kombëtares së Francës, por një gjë e tillë siç shihet nuk do të ndodh.
Zidane gjatë karrierës së tij si trajner, ka arritur të triumfoi tri herë radhazi në Champions League më skuadrën e “Los Blancos”, gjithashtu ka fituar dy herë titullin e La Ligës, Trofeun e Kupës së Spanjës, SuperKupën e Spanjës dhe SuperKupën e Evropës. /arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...