Google ADS

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Mbappe te Real Madridi

15:36 | 14 Maj 2024
.

Tanimë është çështje kohe zyrtarizmi i Kylian Mbappe tek Real Madridit.

Lojtari francez me anë të një positmi në rrjetet sociale kishte bërë të ditur se do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, shkruan Arbresh.info.

Mediumi “RMC Sport” ka raportuar se ceremonia e zyrtarizmit të tij nuk do të bëhet publik  para finales së Champions League.

Transferimi i tij tek “Los Blancos” më saktësisht do të bëhet zyrtar më 3 qershor.

Ndërsa sa i përket prezantimit të tij, duhet të pritet muaji gusht, kur edhe do të jenë prezentë plot 80 mijë persona në stadium, pastaj sponsorët, por edhe Zinedine Zidane në një “Santiago Bernabeu” të ri.

Presidenti i ligës spanjolle, Javier Tebas, ka dhënë një intervistë sot për “Ole”, ku e “zyrtarizoj” Mbappen të Real Madridi.

“Mbappe do të vijë në Madrid nga sezoni i ardhshëm. Është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, por janë edhe Vinicius e Bellingham. Reali do ta ketë një skuadër të madhe. Është e qartë se kjo nuk jep garanci për ta fituar kampionatin”, deklaroi Tebas.

Lojtari francez gjatë një prononcim për “RMC Sport”  i është shmangur pyetjes për klubin e ri.

Kur do ta zbuloj klubin tim të ri? Në jetë duhet të marrësh kohë për gjithçka. Gjëja e vetme për ta ditur është se do të largohem nga PSG-ja. Për pjesën tjetër ndoshta nuk është momenti i duhur për ta zbuluar”, deklaroi Mbappe për “RMC Sport”

Shpërndaje në rrjete sociale