Golden Eagle Ylli ka bërë edhe goditjen e fundit në merkato për pjesën e mbetur të sezonit duke transferuar basketbollistin, Breon Pass.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit suharekas, shkruan Arbresh.info.
Ai luan në pozitën e organizatorit të lojës dhe është i gjatë 182 centimetra.
Në katër edicionet e fundit ai ka luajtur tek skuadra e NC State Wolfspack në NCAA.
Derisa këtë stinor është paraqitur në ligën e parë të Qipros tek skuadra e Achilleas Kaimakliou. Aty ka luajtur me mesatare prej 21.1 pikëve për lojë.
Gjithashtu, Pass ka luajtur edhe në ligën e parë të Serbisë tek Dynamic Ballkan Bet, ku u paraqit me mesatare prej 16.5 të pikëve për lojë.
Pass është një prurje shtesë, ku Ylli synon të rikthej titullin kampion në Suharekë në përvjetorin e 50 të klubit./Arbresh.info
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi