Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Çfarë vlen të ceket nga kjo ndeshje është se në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sa herë që Granit Xhaka e prekte topin ishte duke u vërshëllyer nga tifozët.
Pas ndeshjes ai komentoi këto vërshëllima ku u shpreh i zhgënjyer.
“Jam i befasuar që jam fishkëllyer. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të koncentrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës”, tha Xhaka lidhur me këtë situatë.
Kujtojmë se Granit Xhaka ka qenë dhe për shumë njerëz vazhdon të jetë një nga lojtarët më të dashur dhe më të mirë shqiptar.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...