Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve – vazhdon lufta e ashpër në Ligën e Parë

16:14 | 15 Mars 2026
D.H

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të programuar për sot në kuadër të xhiros së 24-të.

Liderja, Vushtrria ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e mposhtur Tefik Çangën me rezultat bindës 3-0.

Në dy takimet më interesante të kësaj xhiro, Feronikeli ‘74 – Liria  dhe Trepça ’89 – Vëllaznimi nuk pati fitues. Dy takimet u mbyllën 0-0.

Kika mposhti Trepçën në Mitrovicë (0:2), derisa fitore shënoi edhe Suhareka në udhëtim tek Prizreni (2:4).

Në ndeshjen e luajtura dje, Dinamo mposhti në udhëtim Istogun (0:1). Fitore me po të njëjtin rezultat arriti edhe Vjosa ndaj KEK-ut.

Teksa 2 Korriku triumfoi bindshëm ndaj Rilindjes 1974, takimi tjetër mes Ramiz Sadikut dhe Besa Peja u mbyll baras 1-1.

Vushtrria tashmë është e para me 53 pikë, tri më shumë se Dinamo e cila ka përfituar nga gabimet e rivalëve të saj. Vëllaznimi pozicionohet i treti me 48 pikë aq sa ka edhe Feronikeli i katërti.

Teksa Trepça ’89 dhe Liria ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë me nga 46 pikë, i shtati ka mbetur Ramiz Sadiku me 44. Këto janë edhe skuadrat që po luftojnë për dy pozitat e para.

Ndërkohë dy vendet e fundit që rrezikojnë rënien janë Prizreni me 13 pikë, KEK-u ka 19 së bashku me Rilindjen 1974 dhe Besa Peja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale