UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissima mes Spanjës dhe Argjentinës në pikëpyetje

16:29 | 2 Mars 2026
D.H

UEFA ka publikuar një komunikatë zyrtare ku shpreh shqetësimin për situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e saj të mundshëm në zhvillimin e ndeshjes së Finalissima, e cila është planifikuar të zhvillohet më 27 mars në stadiumin Lusail Stadium në Katar, mes Kombëtarja e Spanjës dhe Kombëtarja e Argjentinës.

Në deklaratën e shkurtër të publikuar, organizata evropiane theksoi se është duke monitoruar me kujdes situatën dhe është në bashkëpunim të vazhdueshëm me CONMEBOL dhe Komitetin Organizativ Lokal për të vlerësuar zhvillimet.

“Sa i përket Finalissima-s së planifikuar për 27 mars, UEFA është duke monitoruar dhe vlerësuar me kujdes të gjitha zhvillimet e situatës në bashkëpunim me CONMEBOL dhe Komitetin Organizativ Lokal”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas raportimeve, këtë të hënë kanë nisur bisedimet mes të gjitha palëve të përfshira për të vendosur mbi hapat e ardhshëm. Megjithatë, aktualisht ndeshja vazhdon të jetë e planifikuar për t’u zhvilluar në Katar, pasi organizimi i saj është në duart e Komitetit Suprem të Katarit dhe jo të federatës vendase, e cila ndërkohë ka pezulluar garat dhe aktivitetet e saj.

Megjithatë, situata mbetet e paqartë dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndryshohet vendi i zhvillimit nëse gjendja e sigurisë nuk përmirësohet. UEFA, CONMEBOL, Federata Spanjolle dhe ajo Argjentinase kanë theksuar se skuadrat do të udhëtojnë vetëm nëse garantohet siguri e plotë.

Finalissima është një përballje prestigjioze mes kampionit të Evropës dhe kampionit të Amerikës së Jugut, dhe përballja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet me interes të madh nga tifozët në mbarë botën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme