Klubi i basketbollit, Trepça ka reaguar pas akuzave për manipulim të ndeshjes nga Sigal Prishtina.
KB Prishtina ka publikuar një komunikatë në rrjetet sociale, ku ka hedhur akuza për manipulim të ndeshjes me Trepçën.
Në komunikatën e skuadrës nga kryeqyteti thuhet se kanë marr informata nga disa qytetar, sipas të cilëve gjyqtarët janë parë duke u futur në një veturë të tipit Mercedes dhe dikush i ka ofruar ryshfet.
Por, skuadra nga Mitrovica ka reaguar duke mohuar çdo përfshirje në incident dhe ka insistuar që të zbardhet rezultatin.
“Me vëmendje kemi lexuar një komunikatë të lëshuar sot nga klubi tjetër i Superligës së Kosovës në basketboll, KB Sigal Prishtina. Me shqetësim kemi lexuar pretendimin e klubit prishtinas se ka pasur përpjekje për të manipuluar ndeshjen e kaluar të gjysmëfinales së play-offit. Klubi ynë nuk është dhe nuk ndjehet pjesë e këtyre zhvillimeve jashtë fushës së basketbollit. TREPÇA, ashtu si kristalet e minierës sonë, është plotësisht e pastër”.
Ndeshja në fund u referua nga gjyqtarët vendor.
Prishtina e fitoi ndeshjen duk e marr epërsinë 2:1./Arbresh.info/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...