HLTV vazhdon me publikimin e më të mirëve të vitit në CS:GO, tashmë kanë mbetur vetëm tre emra për t’u përzgjedhur, të cilët do të mësohen sot (e shtunë) gjatë shfaqjes HLTV Awards në Suedi.
Listës së më të mirëve iu është bashkuar lojtari i ekipit G2, Nikola “NiKo” Kovac në vendin e pestë, si dhe lojtari i Cloud9, Sergey “Ax1Le” Rykhtorov në vendin e katërt.
NiKo i cili eshtek lojtari kyç tek ekipi i tij, ka marr vlerësimin 1.22 nga HLTV për vitin 2022, shkruan telegrafi.
Gjatë kësaj kohe NiKo ka fituar një turne të madh të CS:GO, një herë u rendit në vendin e dytë, dhe dy herë në vendin e tretë.
Në anën tjetër Ax1Le ka fituar dy turne, dhe dy herë është renditur në vendin e tretë.
Lojtari 20 vjeçar për paraqitjet e tij në vitin 2022, mori vlerësimin 1.21.
Së shpejti do të mësohet se cili është lojtari më i mirë për vitin 2022, me s1mple i cili është favoriti së bashku me ZywOo dhe sh1ro.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...