Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo xhiro do të sjellë shumë ndeshje interesante. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, një takim interesant ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat e Prizrenit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën. Bashkimi ka 12 fitore dhe tetë humbje, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe tetë humbje.
Përballja tjetër e së shtunës do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Pejës, dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 16 humbje, derisa pejanët 12 fitore dhe tetë humbje.
Ndeshja më interesante e kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Takimet në vitet e fundit mes këtyre skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe dramatike. Ylli ndodhet në vendin e tretë me 34 pikë (14 fitore dhe gjashtë humbje), ndërsa Rahoveci është lider me 37 pikë (16 fitore dhe pesë humbje).
Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Sigal Prishtinës. Lipjanasit kanë një fitore dhe 20 humbje, kurse prishtinasit kanë 15 fitore dhe pesë humbje. Feronikeli pushon në këtë xhiro. /arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1