Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani mund të transferohet shumë shpejt në Premier League.
Sipas mediumit rumun Fanatik është skuadra e Aston Villas që ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar.
“Ka interesim të madh nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Villa është e interesuar, pasi Rrahmani është profil i lojtarit që e kërkon Unai Emery. Për mua ai është lojtari më i mirë. Mund të luajë në Perëndim, pa probleme”, ka thënë gazetari Horia Ivanoviq.
Rrahmani është duke shkëlqyer me skuadrën e tij ku deri më tani ka 13 gola dhe tre asistime në kampionatin rumun.
‘Leëa’ u transferua në Rapid në muajin gusht të vitit 2023, me shifrën e rreth 600 mijë eurove./Arbresh.info/
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pa...