Rikthehen ndeshjet e Champions League, spikat përballja City-Dortmund

08:22 | 25 Tetor 2022
KRG

Sonte do të zhvillohen disa ndeshje në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Dy nga ndeshjet do të zhvillohen në ora 18:45, ndërsa të tjerat në ora 21:00.

Nga grupi E, FC Salzburgu do të ballafaqohet me Chelsean, ndërsa Milano do të jetë mysafire e Dinamo Zarebit, shkruan arbresh.info.

Kurse nga grupi F, Shakhtar Donetsk do të jetë mysafire e Celtic, kurse RB Leipzigu do të ballafaqohet me Real Madridin.

Ndërsa në grupin G, spikat ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Manchester City, kurse Sevilla do të jetë nikoqire e FC Copenhagen.

nga grupi H, Benfica do të ballafaqohet me Juventusin, kurse Paris Saint-Germain do të ndeshet me Maccabi Haifa. /arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale