Testet mjekësore që Raphinha kreu këtë të premte konfirmuan se braziliani ka pësuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë, kështu që ai do të mungojë në finalen e së dielës kundër Realit të Madridit.
Barça informoi përmes një njoftimi për shtyp se rezonanca magnetike konfirmoi atë që u paralajmërua që në momentet e para pas dëmtimit në “Al Awwal”.
Braziliani mbetet jashtë finales së të dielës dhe koha e riaftësimit të plotë, që mund të jetë disa javë, do të mësohet hap pas hapi.
Raphin ndjeu dhimbje në bicepsin femoral të këmbës së majtë gjatë pjesës së parë kundër Osasunës. Ai u zëvendësua nga Yamal, autor i golit të dytë të “blaugranave” në kohën shtesë.
27-vjeçari është pjesë e rëndësishme në formacionin e Xavi Hernándezit, që e ka opsion të parë në krahun e djathtë. Ai ka luajtur në 20 ndeshje në këtë sezon.
Në finalen e Superkupës (El Clasico), Xavi ka dy alternativa: Yamal dhe Ferran Torres./SS
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...