Klubi i futbollit, Prishtina ka kërkuar që ndeshjet e saj të mos referohen nga gjyqtari, Mervan Bejtullahu.
Përmes një postimi në Facebook kanë konsideruar se gabimet e Bejtullahut kanë dëmtuar klubin.
“Ne e bëjmë të qartë së nuk kemi probleme me gjyqtarët tjerë, megjithëse ka pasur gabime në dëmin tonë, por i kemi konsideruar si gabime njerëzore. Por, z. Bejtullahu e ka tepruar në çdo gjë dhe tani më është bërë e tepërt. Duhet theksuar, se po i njëjti më nuk i gjykon Ballkanit, vendim ky i marrë gjatë zhvillimit të kampionatit dhe ky vendim duam të vlejë edhe për neve”, thuhet në njoftim.
Prishtina gjithashtu ka njoftuar se do ta raportojnë këtë problem edhe tek FIFA e UEFA./Arbresh.info/
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...