Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës të hënën ka pritur në takim drejtorin e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Ilir Dugolli.
Tema e takimit ishte vendimi që i obligon federatat sportive për të paguar shfrytëzimin e sallës së këtij pallati për të zhvilluar aktivitetet sportive, gjë që është e papranueshme dhe e papërballueshme si për KOK-un ashtu edhe për vetë federatat sportive.
Me këtë rast, presidenti Krasniqi ka kërkuar nga drejtori Dugolli të bëhet një zgjidhje sa më parë në mënyrë që federatat sportive të lirohen nga pagesa dhe ato të mos hasin në probleme të tilla për të zhvilluar aktivitetet e tyre.
Të dyja palët janë dakorduar që në ditët në vijim, të zhvillojnë një takim të përbashkët edhe me ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku, ku të pranishëm të ishin edhe krerët e federative sportive.
Edhe drejtori, Ilir Dugolli gjithashtu ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të gjetur sa më parë një zgjidhje në interest ë të gjitha palëve./Arbresh.info

Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak