Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka qenë prezent në aktivitetin “FUN & FOOTBALL”, e organizuar nga KF Shkëndija, e cila është mbajtur në Kishnicë.
Ky aktivitet ka arritur t’i grumbullojë më shumë se 250 fëmijë të talentuar, transmeton arbresh.info.
Fëmijët kanë qenë nën mbikëqyrje e arsimtarëve të ed. Fizike dhe trajnerë të ndryshëm të futbollit.
Fëmijët siç shihet kanë kaluar një ditë të lumtur me sportin e tyre të zemrës.
Në lidhje me këtë aktivitet, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me anë të një postimi në rrjet sociale, ka treguar se FFK-ja ka ndërmarrë iniciativën që t’i marrë nën menaxhim dhe shfrytëzim këto fusha nga miniera “Trepça” dhe t’i shndërrojë ato në Kamp Multietnik.
“Qëllimi i vizitës sime ishte të shoh gjendjen e fushave të futbollit në Kishnicë, pasi FFK e ka ndërmarrë iniciativën që t’i marrë nën menaxhim dhe shfrytëzim këto fusha nga miniera “Trepça” dhe t’i shndërrojë ato në Kamp Multietnik. Shpresoj që kërkesa jonë të hasë në mirëkuptimin e Bordit të Minierave dhe nga Komuna e Graçanicës, në mënyrë që së bashku të realizojmë një projekt të tillë tejet të rëndësishëm” shtoi Ademi në rrjetet sociale“ – ka shrkuar Ademi.
Më poshtë gjeni fotografi nga aktiviteti:
















/arbresh.info/
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...