Google ADS

Përfundojnë ndeshjet, PSG e pamëshirshme ndaj Club Brugge, Leipzig shokon Man City

20:36 | 7 Dhjetor 2021
.

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshje nga tetë të cilat do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain, është treguar një “përbindësh” i vërtet ndaj Club Brugge, ku kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1.

Francezit, Kylian Mbappe i është nevojitur vetëm shtatë minuta lojë për të shënuar dy gola bombastike.

Lexo edhe:

Mbappe ska të ndalur, shënon dy gola për shtatë minuta

Ndërsa në minutën e 38-të, Lionel Messi ka trefishuar epërsinë më një gol spektakular.

Pjesa e parë e ndeshjes, ka përfunduar me rezultat 3-0 në favor të Paris Saint-Germain.

Lexo edhe:

Manchester City në gjumë, RB Leipzig në epërsi

Kurse në pjesën e dytë, Clubb Brugge realizoj “golin e nderit” ku autor ishte Rits.M në minutën e 68-të.

Në minutën e 76-të, është akorduar një penallti në favor të parisienëve, të cilën e ekzekutoj, Lionel Messi.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 4-1.

Lexo edhe:

PSG përbindësh në sytë e Club Brugge, shënon përsëri Messi

RB Leipzigu ka befasuar Manchester City me rezultat 2-1.

Goli i parë i ndeshjet është shënuar në minutën e 24-të, ku autor i golit ishte Dominik Szoboszlai.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të RB Leipzigut.

Manchester City në gjumë, RB Leipzig në epërsi

Ndërsa në pjesën e dytë, Andre Silva dyfishojë epërsinë në minutën e 71-të.

“Qytetarët” me në fund gjetën rrjetën e kundërshtareve, ku Ryad Mahres shënojë gol në minutën e 77-të.

Ndeshja përfundoj me rezultat 2-1 në favor të RB Leipzigut.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Manchester City mbetet në lider i tabelës në grupin A me 12 pikë, Paris Saint-Germain në pozitën e dytë me 11 pikë, RB Leipzig në pozitën e tretë me 7 pikë dhe Club Brugge në pozitën e katër me vetëm katër pikë. /arbresh.info/