KB Peja ka arritur të kualifikohet në finalen e Superligës së Kosovës në basketboll, pasi mposhti Golden Eagle Yllin.
Kampioni aktual humbi në shtëpi me rezultat 90:100.
Çereku i parë i takoi plotësisht Pejës, që e fitoi me 17 pikë epërsi 13:30.
Periudha e dytë ishte më e barabartë dhe përfundoi me rezultat 19:20.
Ylli e nisi më mirë pjesën e dytë, duke triumfuar me shifrat 38:25, derisa çereku i fundit përsëri i takoi Pejës me rezultat 20:25.
Qallaku ishte më efikasi në ndeshje me 21 pikë, derisa te Ylli Ahmed shënoi 20 sosh.
Peja tani në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Trepça – Prishtina./Arbresh.info/
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...