Një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, braziliani Ronaldo, kishte qenë për një vizitë në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës më 1999
Kur Kosova ishte e shkatërruar pasi sapo kishte dalë nga një luftë dëshpëruese, organizata ndërkombëtare humanitare ‘Caritas’ – dega e Belgjikës – kishte organizuar një udhëtim të yllit të madh të futbollit, Luis Nazario de Lima Ronaldo, që ishte shumë i njohur dhe i adhuruar nga njerëzit në tërë botën.
BBC raportonte në atë kohë për këtë vizitë që u bë në fund të shtatorit të vitit 1999.
“Sulmuesi i Interit e pa me sytë e tij një pjesë të ambientit që sapo kishte dalë nga lufta, përmes dritareve të një helikopteri të ushtrisë italiane”, shkruante në atë kohë BBC.
“Ronaldo është i mësuar nga fansat që e adhurojnë”, thuhej për këtë vizitë që Ronaldo e kishte bërë në Gjakovë.
Në këtë fotografi, Ronaldo duket i lodhur nga një vizitë e gjatë me plot njerëz që donin ta shihnin. Këtu ai pushon në krahët e babait të tij.

Qeveria risjell për miratim ligjin për produktet bazë në tre...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...
Seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Do...