Ndeshja me Shqipërinë duket se ka qenë e funda për trajnerin serb të Bullgarisë.
“Kam ardhur për të punuar” ishin fjaët e Mladen Krstajic, trajnerit të Bullgarisë, skuadër që u mposht 2-0 nga Shqipëria në “Air Albania”.
Sfida miqësore mes dy kombëtareve ballkanike, u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit (eurogol).
Kuqezinjtë e Sylvinhos ndodhen në formë të shkëlqyer, ndërkohë që plotësisht ndryshe është gjendje në kampin kundërshtar.
Bullgaria ndodhet në krizë dhe trajneri i ka orët e numëruara. Pavarësisht se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Mediat bullgare shkruajnë se tekniku serb e mbylli aventurën në pankinë në Tiranë.
Ndërkohë, zv presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit (BFU), Emil Kostadinov thekson se vendimi final për fatin e Krstajic do të merret 2-3 ditët e ardhshme.
“Trajneri nuk është i vetmi fajtor, situata është komplekse. Në 4-5 ndeshjet e fundit është bërë rotacion i madh mes lojtarëve, gjë që ka ndikuar në rezultatet negative.
Objektivi i Krstajic ishte rinovimi i Kombëtares, ai e pati guximin ta bënte, por në fund të fundit nuk funksionojnë gjërat vetëm me lojtarë të rinj.
Trajneri i ardhshëm, nëse do të ketë një trajner të ri, duhet ta vazhdojë procesin e rinovimit të Bullgarisë. Sepse kemi shumë të rinj cilësorë.
Nëse duam e ndërpresim menjëherë kontratën me Krstajic. Nuk kemi probleme me penalitetet, por vendimi final do të merret pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv”, theksoi Kostandinov./ss
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A