Futbolli gjerman është në zi teksa gjatë natës është ndarë nga jeta ish-futbollisti, Andreas Brehme. Heroi i Gjermanisë Perëndimore në Kupën e Botës së vitit 1990, u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.
Mediat gjermane zbulojnë se Brehme u dërgua në spital, por, nuk mundi t’i mbijetonte sulmit në zemër. Kujtojmë se kjo humbje e madhe për futbollin gjerman vjen një muaj pas ndarjes nga jeta edhe të legjendës, Franz Beckenbauer, i cili ishte mentori i Brehme.
Brehme, shënoi golin vendimtar për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës në Romë përballë Argjentinës teksa realizoi në minutën e 85 nga penalltia.
Në karrierën e tij, Brehme spikati edhe në eksperiencat me Kaiserslautern ku fitoi Bundesligën në vitin 1998 si dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 1996, Bayern Munich ku fitoi Bundesligën dhe Superkupën e Gjermanisë në vitin 1987, Inter ku fitoi Serie A dhe Superkupën e Italisë në vitin 1989, si dhe Kupën UEFA në vitin 1991. Ndërkaq, Brehme është aktivizuar edhe me Zaragozën në Spanjë./Ss
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë