Trajneri i Romës, Jose Mourinho, pati disa fjalë për njërin nga ish-lojtarët e tij tek Chelsea, bëhet fjalë për Pedron i cili aktivizohet në radhët e Lazios.
Mourinho e akuzoi atë për simulim gjatë derbit të Romës që u zhvillua të dielën.
Një ndeshje që përfundoi pa gola në “Stadio Olimpico”, por me shumë kartonë të verdhë, pasi gjqytari i ndehsjes kishte shpërndarë plotë tetë karton të verdhë në atë sfidë.
Pas ndeshjes, Mourinho e ktheu zemërimin e tij ndaj anësorit spanjoll Pedro, të cilin e kishte në menaxhim në sezonin e tij të fundit si trajner i Chelseat.
“Pedro është një lojtar fantastik, por ai mund të jetë edhe notar, sepse mënyra se si zhytet në pishinë është fantastike”, kishte thënë Mourinho pas ndeshjes në formë shakaje.
Barazimi i la të dyja palët jashtë ritmit në Serie A pas raundit të 12-të të luajtur. Roma është e shtata me 18 pikë, ndërsa Lazio është në vendin e dhjetë me 17 pikë.
Megjithatë, pavarësisht natyrës së ashpër të lojës, pati një dallim në ‘luftën e fjalëve’ midis Mourinhos dhe homologut të tij nga Lazio Mauricio Sarri, që tha: “Nuk më pëlqen të merrem me Mourinhon, personazhin mediatik, por Mourinho si person është i shkëlqyer”.
Pas përfundimit të pushimit me kombëtare Roma do të presë në shtëpi Udinesen ndërsa Lazio do të luajë në udhëtim ndaj Salernitanas./Telegrafi/
Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të b...
LVV pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje ma...
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë