Skuadra angleze, Manchester United, kohëve të fundit ka shprehur interesim të madh për lojtarin e Real Madridit, Casemiro.
“Djajtë e Kuq”, sipas the Telegraph, i ka ofruar Blaugranëve 60 milionë euro për kartonin e brazilianit, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, sipas disa mediave spanjolle, madrilenët nuk do të shesin mesfushorin për atë shifër.
Tashmë mbetet nga Manchester United se a do të ofrojnë ndonjë shifër më të madhe apo jo.
Casemiro ka qenë njëri ndër lojtarët kyç tek skuadra e Real Madridit, ku bashkë me Luka Modric dhe Toni Kroos, ka marrë nofkën “Trekëndëshi i Bermudëve”.
Braziliani është pjesë e skuadrës spanjolle që nga viti 2013 dhe është paraqitur në 336 ndeshje ku edhe ka arritur të shënojë 31 gola dhe duke krijuar 29 asistime me fanellën e mbretërve. /arbresh.info/
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...