Drita ka arritur të kaloj raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke hyrë në histori si skuadra e parë që e arrin këtë sukses. Tani gjilanasit do të përballen me gjigantët danezë të FC Copenhagen
Tashmë klubi gjilanas ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Evropës nëse eliminohet nga Copenhagen, ndodhen në vazon e ekipeve favorite.
Në rast se Drita eliminohet nga Copenhagen, rrugëtimi evropian nuk përfundon. Ata do të zbresin në Ligën e Evropës, ku do të garojnë në “Champions Path” dhe janë pjesë e vazos së ekipeve favorite.
Kjo do të thotë se Drita do të përballet me një kundërshtar nga vazoja e jo-favoriteve, pra një ekip që ka koeficient më të ulët dhe që është eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Kjo rrit shanset për të kaluar edhe një raund tjetër.
Kundërshtarët e mundshëm të Dritës janë skuadrat që humbin nga këto përballje të raundit të dytë:
KuPS (Finlandë) – Kairat (Kazakistan)
Breiðablik (Islandë) – Lech Poznań (Poloni)
Noah (Armeni) – Ferencváros (Hungari)
Hamrun Spartans (Maltë) – Dynamo Kyiv (Ukrainë)
Shkëndija (RMV) – FCSB (Rumani)
Shelbourne (Irlandë) – Qarabağ (Azerbajxhan)
Kjo mund të jetë sezoni më i madh në histori për Dritën, me mundësi reale për t’u futur për herë të parë në një fazë grupore të një gare të UEFA-s.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes