Trajneri legjendar i sportit të xhudos, ka folur nga këndi si trajner se ku po ngecin sportistët kosovarë.
Kuka ka përmendu disa faktorë që janë duke i lënë mbrapa sportistët nga Kosova.
Pagjumësia, alkooli, shisha dhe rrjetet sociale janë disa nga pengesat që spo i lënë të zhvillohen sportistët kosovarë, sipas Kukës, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
Nga këndi i trenerit …
Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë, rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!
Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane,Botërore e Olimpike por …
Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shisha e konsumimi i alkoholit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!
Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!
Kjo po del tash problemi kryesor!
Gjenerata tjera,mentalitet tjetër.

Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë