Gruaja e Tyson Fury ka thënë se vetëm një luftë për unifikimin e titujve do ta tundonte boksierin e peshave të rënda të kthehej nga pensioni.
Pasi mposhti Dillian White në Wembley Stadium të shtunën, Tyson Fury deklaroi synimin e tij për t’u tërhequr, por rrethi i tij i brendshëm tashmë po jep shenja se si mund të kthehet.
Paris Fury, gruaja e Tyson ka folur për BT Sport, duke thënë se një meç me Anothny Joshuan, apo Oleksandr Usyk, do t’ia thyente mendjen.
“Unë e di në zemrën time se arsyeja e vetme që Tyson do të kthehej është një luftë për unifikimin e brezave”.
“Kjo do të ishte arsyeja e vetme, sepse nuk ka mbetur asgjë për të”, deklaroi Paris.
Nëse një luftë unifikuese do t’i pëlqente Gypsy King, atëherë të gjithë sytë janë te Oleksandr Usyk , i cili do të mbrojë katër rripat e tij në peshën e rëndë kundër Anthony Joshua në një revansh në këtë vit.
Fituesi i atij meç mund të jetë ai që do ta tundonte Furyn që të rikthehej nga pensionimi.
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...