Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, duket se nuk ka kaluar mirë në festën e ndërrimit të moteve.
Mediat franceze raportojnë se atij iu vodh shtëpia pak para mesnatës së 31 dhjetorit, përcjell Arbresh.info.
Dyshohet se aty u vodhën stoli dhe veshje luksoze.
Oficerët e policisë zbuluan një thyerje të një shtëpie në Losc në Villeneuve-d’Ascq.
Aty ishte hapur dera e përparme.
Ishte ora 23:50 kur alarmi i shtëpisë u ndez, por duket se anëtari i Lille nuk ishte në shtëpi.
Thuhet se policia kishte kontaktuar me 24- vjeçarin përmes një videokonference, për të konstatuar tutje dëmet.
Rasti po hetohet, derisa futbollisti i Kosovës deklaratën e tij do ta jap gjatë ditëve të ardhshme.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim