Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër reagimin e tifozëve grek pas pankartave shoviniste në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit.
Të mërkurën mbrëma gjatë kësaj ndeshje tifozët e Olympiakosit shfaqën pankarta kundrejt shtetit të Kosovës.
Të gjitha këto ngjarje vijnë si shkak i tensionit në veri ku kanë mbetur i vrarë një polic i shtetit të Kosovës gjersa janë vrarë edhe tre terroristë serb.
Ky është reagimi i plotë i Federatës së Futbollit të Kosovës:
Federata e Futbollit të Kosovës dënon me ashpërsi incidentin dhe fyerjen e rëndë të natyrës shoviniste që ndodhi në stadiumin “Karaiskakis”, në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit, mbrëmjen e kaluar.
Shfaqja e pankartave kundër Kosovës dhe lavdërimi i grupit të terroristëve që pak ditë më parë kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës, është një shkelje e rëndë e vlerave të futbollit dhe shprehje e gjuhës së urrejtjes mes popujve. Ky incident është i papranueshëm dhe nuk ka vend në botën e futbollit.
Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjen e fuqishme të grupit të tifozëve të Olympiakosit me grupet radikale të tifozëve në Serbi, dhe për faktin se disa prej tyre janë serbë të infiltruar në këtë grup. Megjithatë, jemi të indinjuar nga mungesa e reagimit të Federatës Greke të Futbollit për t’u përballur me këtë situatë. Lejimi i këtyre pankartave fashiste e raciste në tribunat prapa portës gjatë gjithë ndeshjes është një mospërgjegjësi që nuk mund të tolerohet.
Kosova e konsideron Greqinë si një shtet mik dhe vlerëson qasjen e saj pozitive karshi shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me këtë qasje pozitive, kërkojmë nga autoritetet e futbollit në Greqi të jenë të kujdesshme ndaj rasteve të tilla, të ndjekin me përgjegjësi protokollin e UEFA-s dhe të ndëshkojnë incidentet e tilla në mënyrë adekuate.
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi në futboll dhe nuk do të lejojë që të ashtuquajturit tifozë ta keqpërdorin këtë sport me ngjyra raciste.
Ne kërkojmë nga UEFA që të angazhohet edhe më fuqishëm në luftën kundër diskriminimit në të gjitha stadiumet dhe të sigurojë që futbolli të mbetet një burim argëtimi dhe bashkëpunimi për të gjithë, duke ndihmuar kësisoj në mbrojtjen e vlerave ndërmjet popujve.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...