Të hënën drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pritur Jiri Welsch, ambasador i Junior NBA dhe ish-basketbollist i NBA-së, si dhe Adrian Carrion, përgjegjës i Jr NBA për Kosovë.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku dhe Drejtori Teknik, Arben Krasniqi kanë mirëpritur Welsch dhe Carrion, ndërsa kanë biseduar për fillimin e një projekti shumë të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, fillimin e Junior NBA Kosova, përcjell arbresh.info.
Welsch dhe Carrion kanë falënderuar drejtuesit e FBK-së për mikpritje dhe bashkëpunimin e ngushtë, që do të finalizohet me Junior NBA Kosova.
Welsch sonte do të ketë një stërvitje me djem dhe vajza të Kosovës, duke ju treguar përvojën e tij të larmishme, ku ka qenë basketbollist në NBA dhe në shumë liga evropiane.
Ndërkohë, të martën nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Junior NBA Kosova, ku 30 shkolla, do të ndahen në Lindje dhe Perëndim. Më pas tetë më mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet faza finale me “Final Four”.
Junior NBA Kosova është një projekt shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...