Egjipti po e befason Belgjikën pas pjesës së parë

21:51 | 15 Qershor 2026
D.H

Egjipti është duke shënuar fitore pas pjesës së parë me rezultat 0-1 ndaj Belgjikës në ndeshjen e parë të grupit G.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi egjiptiani Ashour pas një asistimi nga Mohamed Salahu, shkruan Arbresh.info.

Goditja e tij ishte e fuqishme dhe Courtois e pa topin prapa krahëve të tij në minutën e 19-të.

Belgjika u mundua të jetë më e rrezikshme pas golit të pësuar, por Egjipti nuk la shumë hapësira në mbrojtje.

Rasti më i mirë ishte në fundin e pjesës së parë për Dokun, por goditja e tij shkoi mbi portë. Edhe Egjipti pati rast të mirë me Marmoushin por goditja e tij u ndal nga portieri belg.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë do të ndërroj diçka./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale