Ish portieri i shumë skuadrave të mëdha Diego Lopez, ka vendosur të pensionohet nga futbollit në moshën 42-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai luajti me skuadra si Real Madrid, Milan, Villareal, Sevilla, Espanyol dhe Rayo Vallecano, shkruan Arbresh.info.
Lopez nuk ka pasur skuadër që nga muaji korrik, kur i dha fund aventurës së tij tek skuadra Rayo Vallecano.
Kulmi i tij i karrierës ka qenë kur u transferua tek Real Madridi.
Me “Los Blancos”, Lopez arriti të fitonte Kupën e Spanjës dhe Champions League në vitin 2014.
Ndërkohë që fanellën e kombëtares së Spanjës e djersiti vetëm në një ndeshje, ndaj Maqedonisë së Veriut në vitin 2009./Arbresh.info/
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...