BNE jep një lajm të hidhur për komunitetin shqiptar në CS2, ekipi që bëri histori ndahet

19:41 | 29 Qershor 2025
D.H

“Bad News Eagles” skuadra shqiptare e cila bën gara në lojën elektorinike CS2, ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë komunitet shqiptar që e përcjellin këtë sport.

Përmes një njoftimi në rrjetin social X, ata kanë bërë të ditur se më nuk do të jetë më bashkë si ekip, shkruan Arbresh.info.

Flatron “juanflatroo” Halimi, Dionis “sinnopsyy” Budeci, Rigon “rigoN” Gashi, Sener “Sener1” Mahmuti dhe Genc “gxx-” Kolgeci, shkruajtën histori në këtë lojë së bashku, duke prezantuar shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ata ishin kualifikuar tri herë në Major, si dhe në gara të tjera prestigjoze në këtë lojë duke pasur suksese të jashtëzakonshme të pashkruara ndonjëherë në Kosovë dhe Gadishullin Ballkanik në përgjithësi.

“Pas shumë viteve të paharrueshme së bashku, ka ardhur koha që ekipi ynë të ndahet. Që nga fillimi, nisëm me një ëndërr — të garojmë në nivelin më të lartë, të shtyjmë kufijtë tanë, dhe të lëmë një gjurmë në skenën e Counter-Strike”.

“Së bashku, u kualifikuam për tre Major, thyem barriera dhe bëmë histori në komunitetin shqiptar të Counter-Strike. Jemi jashtëzakonisht krenarë për gjithçka që kemi arritur — jo vetëm për fitoret, por për miqësitë, përkushtimin, mundin dhe kujtimet që do të na shoqërojnë përgjithmonë”.

“Muajt e fundit kanë qenë të vështirë dhe nuk po e gjenim më përmirësimin si ekip. Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e pabesueshme të fansave tanë, miqve, dhe komunitetit të CS — jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën”.

“Besimi juaj tek ne, brohoritjet, mesazhet — kanë domethënë gjithçka. Edhe pse ekipi po shpërbëhet, shpirti, trashëgimia dhe pasioni për lojën do të jetojnë. Kjo nuk është një lamtumirë — është thjesht fundi i një kapitulli, dhe fillimi i shumë të rinjve. Faleminderit, nga zemra”.

Ata kanë njoftuar se si pesëshe turnirin e fundit që do ta luajnë së bashku do të jetë ai i IESF./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale