FC Barcelona ka vazhduar me fitore, duke iu afruar titullit kampion.
Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përballë Osasunas u mbyll me rezultat të ngushtë 1:0.
Barcelona e dominoi plotësisht posedimin e topit si dhe rastet.
Detyra e Osasunas u bë edhe më e vështirë, kur Jorge Herrando Oroz u ndëshkua me karton të kuq, pasi faulloi Pedrin.
Pavarësisht përparësisë numerike, si dhe rasteve të shumta skuadra e Xavit nuk e gjeti rrjetën deri në minutën e 85-të.
Ishte Jordi Alba që nga pozita e mbrojtësit arriti ta gjej golin e fitores, pas një pasimi të Frenkie de Jong.
Barcelona pati lajme të këqija pasi Gavi u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.
Barcelona tani është në vendin e parë me 82 pikë dhe i duhen edhe dy fitore për të siguruar titullin, derisa Osauna është e nënta me 44 pikë./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...