Kanë përfunduar tri ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës, rezultatet e së cilave nuk sollën ndonjë befasi.
Ballkani e eliminoi Gjilanin pasi e mposhti me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Bleart Tolaj e Geralb Smajli realizuan për ekipin suharekas. Ndërsa golin e nderit për Gjilanin e shënoi Senad Jarovic.
Në përballjen tjetër mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, klinasit shënuan fitore të pastër me rezultat 3-0.
Dienit Isufi, Altin Mërlaku dhe Mërgim Pefqeli i realizuan golat për ta dërguar Dukagjinin në gjysmëfinale.
Ferizaj po ashtu arriti të kaloj në gjysmëfinale pasi mposhti Vushtrrinë 2-0. Një pakujdesi e portierit të mysafirëve bëri që lojtari vendas të realizoj nga goditja këndore.
Teksa golin e dytë e shënoi Erjon Sadriu.
Nesër zhvillohet edhe sfida e fundit çerekfinale mes Malishevës dhe Llapit, ku do të mësohet edhe gjysmëfinalisti i fundit për këtë edicion.
Kujtojmë se këtë edicion do të kemi një fitues të ri të Kupës së Kosovës, pasi Prishtina si kampion në fuqi është eliminuar./Arbresh.info
Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për presiden...
Raportohet se seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sont...
Mbappe në garë me kohën për Cityn, Bellingham kërkon mendim ...
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president
Sonte nis faza e katërt në elitën e basketbollit kosovar, lu...
Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi m...