Ballkani sonte luan ndeshjen vendimtare ndaj Dinamo Zagrebit, që kërkon kualifikimin në rrethin e 1/16 të fianles.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Një fitore e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit dhe një barazim i Viktoria Plzenit ndaj Astanës, suharekasit do të shkruanin histori për tu kualifikuar në rrethin tjetër të garës.
Kujtojmë që aktualisht Ballkani i fundit në tabelën e grupit C, me katër pikë aq sa ka edhe Astana në vendin e tretë por që kazakët kanë përparësi për arsye të ndeshjeve direkte.
Dinamo është e dyta në tabelë me gjashtë pikë, kurse Viktoria Plzen është e para me 15 pikë dhe ka siguruar kualifikimin tutje.
Në ndeshjen e parë ndërmjet Ballkanit dhe Dinamos në Prishtinë, suharekasit kanë arritur fitore me rezultat 2-0./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...