Villarreal dhe Real Madridi kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në kuadër të javës së 24-të në La Liga.
Pjesa e parë i takoi Villarrealit, që kishte raste më të mira.
Në minutën e 6-të, Samuel Chukëueze, ishte i pari që rrezikoi, duke kaluar dy mbrojtës, por goditja e tij u ndal nga Thibaut Courtois.
Pas tij ishte radha e Alberto Morenos në minutën e 18-të, por as ky nuk arriti të shënonte.
Rastin e fundit në fraksionin e parë e kishte Arnaut Danjuma, por sërish goditja e ndal nga Courtois.
Në pjesën e dytë Real Madridi kishte raste më të mira, duke nisur nga ai i Gareth Bale në minutën e 56-të.
Pas dy minutash provoi edhe Vinicius Junior, por as ky nuk arriti të shënonte.
Në minutën e 64-të, sërish Bale rrezikoi, por Geromino Rulli ishte në vend.
Fundi i lojës ishte më i qetës, pasi të dy skuadrat nuk prodhuan raste për tu përmendur.
Me këtë barazim Real Madridi mbetet lider me 54 pikë, katër më shumë se Sevilla që është ndjekësi i parë.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...