Jasir Asani mbetet në Korenë e Jugut dhe do të nisë sezonin e ri me skuadrën e Gwangju.
Sulmuesi i kombëtares e kërkonte me ngulm një transferim në Europë para kampionatit Europian, mirëpo kushtet nuk u plotësuan dhe 28-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Gwangju.
Një nga arsyet kryesore se përse transferimi i Asanit në Europë dështoi, ishin edhe për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e klubit koreano-jugor.
Sezoni i ri në elitën e Koresë së Jugut do të startojë më datë dy mars aty ku skuadra e Asanit përballet me Seoul në shtëpi.
Në sezonin e kaluar, Asani ishte një ndër lojtarët kryesorë të Gwangju teksa shënoi shtatë gola në 33 ndeshje.
Edhe në sezonin e ri, sulmuesi pritet të rezultojë si figura kryesore e koreano-jugorëve teksa me Gwangju ka një kontratë të vlefshme deri në dhjetorin e këtij viti ku ndër të tjera ka edhe opsionin për të rinovuar për një tjetër sezon./ss
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...