Një bandë me 4 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll kanë rënë në pranga pas një operacioni të suksesshëm të Gardës Spanjolle, pasi akuzohet se kanë kryer disa vjedhje në Madrid dhe rrethinat e kryeqytetit.
Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar me inicialet M. Z., ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.
Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera teksa ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey./arbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...