Real Madrid udhëton në Katalonjë për t’u ndeshur me Barcelonën në El Clasicon e parë të sezonit. Në konferencën për shtyp, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti theksoi se është shumë shpejt që fatet e kampionatit të vendosen nga rezultati i kësaj ndeshje. I pyetur se si mund t’i shpjegohet Modric vendimi për ta ulur në stol, italiani u shpreh se ai nuk është nga ata trajnerë që jep shpjegime për zgjedhjet e tij taktike.
“Ekipi është në gjendje të mirë dhe mjaft i motivuar. Kjo do të jetë El Clasico i parë i sezonit, por nuk është e fundit. Pres të përballem me Barcelonën në Kupë, Superkupë dhe Champions League. Ne mbërrijmë shumë mirë në këtë ndeshje.
Bellingham do ta nisë nga minuta e parë, është rikuperuar dhe nuk ka më mbingarkesë. Të gjithë e dinë se çfarë është një El Clasico, nuk ka nevoj t’ia shpjegoj askujt. Është ndeshje botërore. Por, dua të theksoj se sezoni është shumë i gjatë dhe të thuash se kjo është një ndeshje vendimtare për kampionatin më duket e tepruar.
Si i shpjegohet një lojtari si Modric ulja në stol? Këtu janë të gjithë profesionistë dhe asnjë prej lojtarëve nuk kërkon shpjegime. Plus që edhe unë jam tipi i trajnerit që nuk jap shpjegime për zgjedhjet e mia”, u shpreh Ancelotti./ss
Prattipati takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, d...
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni p...
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...