16 vite nga shkëmbimi Ibro-Eto’o: ‘Marrëveshja më e mirë në histori’

12:04 | 28 Korrik 2025
E.H

Tashmë janë mbushur plot 16 vite nga një prej marrëveshjeve më të bujshme të historisë së futbollit modern, shkëmbimi mes Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o.

Ishin Massimo Moratti dhe Joan Laporta patën ranë dakord për këtë operacion madhështor, ku përveç shkëmbimit të sulmuesve, Interi përfitoi edhe 50 milionë euro.

“Nënshkrimi im më sensacional, madje më shumë se Ronaldo”, kishte deklaruar Moratti, presidenti legjendar i zikaltërve.

Dhe ai kishte të drejtë. Sot, 16 vite më pas, sulmuesi kamerunas nuk harron të kujtojë atë moment. Përmes një postimi në Instagram, Eto’o e quajti marrëveshjen “më të mirën në historinë e futbollit”, duke etiketuar Interin, Barcelonën dhe… Ibrahimovicin. Një thumbim i qartë për suedezin që u largua nga Interi për të fituar Champions-in me Guardiolën, por ironikisht pikërisht atë sezon, Interi e fitoi trofeun e madh në Madrid dhe ai u ngrit në qiell nga Javier Zanetti.

Ndër komentet në postim spikati ai i Marco Materazzit, i njohur për ironitë e tij dhe për raportin e tensionuar me Zlatanin.

Sezoni 2009-2010 do të mbahet mend gjithmonë nga tifozët zikaltër, tripleta historike, Champions-i i shumëpritur, dhe një marrëveshje që ndryshoi fatet e dy klubeve dhe dy karrierave./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale