Në ndeshjen Shqipëri-Serbi që luhet pas një jave nuk do të ketë tifozë serbë, por vetëm një grup të rinjsh studentë. Kështu deklaroi sot Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë, ndërsa pohoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe për të mos patur incidente si jashtë, ashtu edhe brenda fushës.
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku tha se masat e sigurisë do të jenë më të rrepta në këtë ndeshje, ku një rëndësi e madhe i është kushtuar kontrollit të biletave dhe personave që do të jenë të pranishëm në stadium. Shulku ka mohuar zërat se do të ketë tifozë serbë në stadium, duke sqaruar se do të jenë vetëm një grup studentësh në bazë të marrëveshjes që ka nënshkruar qeveria shqiptare pak kohë më parë në Berlin.
Ai shtoi se ka patur rreth 100 mijë kërkesa për bileta por ka qenë e pamundur për t’i kënaqur të gjithë.
‘Bëhet fjalë për një grupim studentor në bazë të një marrëveshje të inicuiuar nga qeveria shqiptare dhe qeveria serbe në një mbledhje që është organizuar në Berlin me kancelaren Merkel. Si asnjëherë tjetër ka patur interesim maksimal për biletat. Që ditën që është hedhur shorti i këtij eventi, kërkesat e para për bileta janë bërë për ndeshjen me Serbinë. Kërkesat kanë qenë mbi 100 mijë, dhe ne i mirëkuptojmë shumë mirë ata tifozë të cilët, janë një pjesë shumë e madhe dhe nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për të qenë të pranishëm në stadium por ky është realiteti ynë dhe këto janë mundësitë tona,” tha Ilir Shulku.
Shulku tha se kësaj ndeshjeje i është kushtuar vëmendje maksimale. Policia e Shtetit së bashku me SHIK-un kanë akces në sistemin online, ku janë shitur biletat, dhe secili prej individëve që ka blerë një të tillë do të kontrollohet më parë nga ato për të marrë aprovimin ose jo të ndjekjes së ndeshjes në stadium.
Kjo varet nga ato vetë, pasi personat me precendet penal nuk do të lejohen, dhe një nga personat që do ndalohet është Ballist Morina.
“Tashmë që flasim të dyja këto institucione (Policia dhe SHIK) kanë disponibilitet maksimal për kontrollin e shitjes së biletarisë, që do të thotë se në Policinë e Shtetit dhe në SHISH është online 24 orë në 24 orë, pra ata kontrollojnë çdo lloj personi që është pajisur me biletë,” tha më tej Ilir Shulku.
Ndërkohë po sot nga Elbasani, Gjovalin Loka, Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit ka deklaruar se 1500 forca do të jenë të angazhuara në terren për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Loka ka folur për masat që janë marrë për këtë ndeshje, duke konfirmuar se është organizuar puna për mbarëvajtjen e këtij takimi.
“Do të angazhohen 1500 forca policie. Kemi organizuar punën për mbarëvajtjen e takimit. Masat janë shtuar nisur edhe nga incidentet ne takimin Serbi-Shqipëri. Nuk do të ketë një polic në çdo ballkon siç është përfolur. Por në ballkone do jenë vetëm familj arët. Policia ka identifikuar të gjithë banorët dhe nuk do lejohet askush tjetër në shtëpitë e tyre”, ka theksuar Loka.
Gjithashtu, Policia i ka dërguar një letër banorëve të pallateve që janë afër stadiumit “Elbasan Arena” për të enjten e ardhshme kur të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Uniformat blu i kërkojnë që të gjithë të mbajnë dokument identifikimi me vete dhe t’ia tregojnë atë policisë sa herë që ajo ta kërkojë. Në të njëjtën kohë banorëve të shtëpive afër stadiumit i kërkohet të mos fusin njeri të huaj brenda si dhe gjatë orëve të ndeshjes të mos dalin në ballkon.
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...
Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, ofic...
Bora fiton çerekfinalen e parë ndaj Rahovecit 029
Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Ulje e temper...
Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarësh nga Rahoveci, po k...
Osmani dhe kryetari i Malishevës inspektojnë digën e Mirushë...