Kosova për dy ditë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.
Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Dardanët do të ballafaqohen me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Sa i përket ndeshjes të së dielës, fitore ka shënuar Sllovakia me rezultat 82:65.
Për Kosovën janë dalluar Mikaile Tmusiq me 20 pikë dhe Lis Shoshi me 14 pikë.
Dy ndeshjet miqësore i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të muajit gusht. Sfida e parë për Kosovën do të jetë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 3 gusht.
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...