12-shja e Kosovës A në konkurrencën e femrave që do të debutojë në Qipro

21:12 | 18 Korrik 2021

Kosova A në konkurrencën e femrave për herë të parë do të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare. Vashat e Kosovës do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, nga 20 deri më 25 Korrik.

Vashat e Kosovës kanë arritur në Qipro, derisa të hënën do të zhvillojnë stërvitjen e parë. Nga 20 Qershori janë stërvitur në Prishtinë për të qenë sa më të gatshme për këtë garë të rëndësishme.

Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun, ndërsa debutimin do të bëjnë ndaj Qipros, të martën nga ora 18:00.

Përzgjedhësi Fidan Shatri ka udhëtuar me këtë 12she drejt Qipros: Alex Tolefree, Arbnore Përquku si kapitene, Astera Tuhina, Aulona Muhadri, Diedona Halitaj, Enisa Kamerolli, Era Shatri, Irma Konjusha, Marigona Rushiti, Saranda Daci, Ulpiana Emra dhe Valbona Bytyqi. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara