Mbrëmë është mbyllur cikli kualifikues për Kupën e Botës ku tashmë 12 kombëtare kanë siguruar pjesëmarrjen në eventin më të madh.
Austria, Belgjika, Skocia dhe Spanja janë katër ekipet e fundit kombëtare që kanë siguruar kualifikim të drejtpërdrejtë për Kupën e Botës 2026.
Ato i bashkohen Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Portugalisë, Holandës, Norvegjisë, Anglisë dhe Kroacisë në listën e ekipeve evropiane që e kanë bërë këtë më parë.
Tashmë për t’u kompletuar 16-shja nga Evropa do të vendoset në muajin mars, kur do të luhet play-offi dhe do të kuptohen edhe katër kombëtaret e fundit.
Shorti për play-off tërhiqet ditën e enjte, derisa pjesë e këtij shorti do të jenë edhe Kosova e Shqipëria./Arbresh.info


Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...