Trajneri francez, Zinedine Zidane është në dilema të mëdha se në cilën skuadër të marrë stolin.
Sipas mediave të huaja, francezit i është ofruar dy mundësi, njëra është për të marrë drejtimin e skuadrës francez, Paris Saint-Germain, apo skuadrën italiane, Juventus.
PSG, është duke llogaritur “Zizou” si favorit për të zëvendësuar Pochettino i cili sipas mediave angleze, pritet të marrë drejtimin e Manchester United.
Ndërkohë, Juventus me doemos dëshiron shërbimet e ish trajnerit të Real Madridit.
“Bianconeri” mund të ndahen me Massimiliano Allegrin, me të cilin nuk po iu ecin punët dhe aq mirë.
Andaj, Zidane është në dilema të mëdha se në cilën skuadër ta nxë stolin dhe në cilën jo. /arbresh.info/
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...