Trajneri grek, Akis Vavalis e ka fituar ndeshjen e parë në krye të Dritës.
Skuadra nga Gjilani fitoi me rezultat 3:0 përballë Ferizjat.
Në pjesën e parë nuk patë gola, vetëm një karton i kuq për Leutrim Rexhepin, duke e lënë Ferizajn me një lojtar më pakë që nga minuta e nëntë.
Drita nuk arriti të shënoj deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes, kur shënoi tri herë.
Ardit Tahiri fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 83-të.
Kurse, Kastriot Selmani e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e dytë të kohës shtesë dhe shtatë minuta më vonë Marko Simonovski vulosi rezultatin përfundimtar 3:0.
Drita merr vendin e parë me 63 pikë, por Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Ferizaj është në vendin e nëntë./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...