Sonte nisin ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Kupës së Botës

16:18 | 18 Qershor 2026
D.H

Ditën e sotme nisin ndeshjet e dyta të Kupës së Botës 2026.

Gjatë orarit të mbrëmjes me kohën tonë lokale janë të parapara të luhen dy ndeshje, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht nga ora 18:00 luhet ndeshja e grupit A, mes Cekisë dhe Afrikës së Jugut. Dy këto kombëtare u mposhtën në xhirot e para, derisa sot kërkojnë fitoren e parë, me shpresë për t’u kualifikuar tutje në fazën e eliminimit direkt.

Këto dy kombëtare janë përballur vetëm një herë mes vete në vitin 1997 në Kupën e Konfederatave me ndeshjen e cila përfundoi 1-1.

Takimi tjetër i cili nis me fillim nga 21:00 me kohën tonë lokale i takon grupit B, dhe takohen Zvicra e Granit Xhakës me Bosnjën.

Zvicra takimin e parë e luajti baras 1-1 ndaj Katarit, kurse edhe Bosnja përball Kanadasë luajti 1-1.

Edhe këto kombëtare janë takuar vetëm një herë mes vete, në një miqësore të vitit 2017 e cila u mbyll 0-2 në të mirë të bosnjakëve.

Programi i ndeshjeve nuk ndalet këtu pasi në mesnatë me fillim nga ora 00:00, Kanada e pret Katarin, takim i vlefshëm për grupin B.

Derisa në orët e hershme të mëngjesit saktësisht nga ora 3:00, nikoqiri Meksika takohet me Korenë e Jugut, ndeshje e vlefshme për grupin A./Arbresh.info