Gjysmëfinalet e Play-offit të Supërligës do të fillojnë sot.
Në takimin e parë KB Peja do të pres Golden Eagle Yllin në ndeshjen e parë.
Pejanët përfunduan garat në vendin e dytë me 21 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit në pozitën e tretë me 20 fitore e tetë humbje.
Peja ishte në formë shumë të mirë para “Play-off”-it, duke regjistruar tetë fitore radhazi apo asnjë humbje nën drejtimin e Rami Hadar.
Në anën tjetër kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin apo të fitojnë trofeun e tretë radhazi.
Sfida tjetër do të jetë edhe më interesant, ku përballen Sigal Prishtina dhe Trepça, dy skuadrat që kanë fituar nga një trofe, prishtinasit triumfuan në Superkupë, ndërsa mitrovicasit për Kupë, duke mundur në finale pikërisht njëra-tjetrën.
Në garat e rregullta të Superligë, bardhekaltrit përfunduan në pozitën e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje.
Në pesë duelet e fundit, kryeqytetasit prijnë me katër fitore karshi një fitore të mitrovicasve.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj